Mbyten ne Adriatik dy anije italiane (15 Korrik 2000)

Mbyten ne Adriatik dy anije italiane (15 Korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br Dy anije të vogla italiane të dyshuara për trafiqe të paligjshme në det janë mbytur sot në gjirin e Durrësit. Ndërkohë janë ndaluar nga policia italiane dy shqiptarë anëtarë të ekuipazhit të tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 ku dy peshkatorët kërkuan ndihmë. 6 anije ushtarake italiane dhe të misionit të asistencës doganore në det, morën pjesë në operacionin e shpëtimit të anijeve në detin e trazuar. br Papritur dy anijet janë mbytur njëra pas tjetrës në mënyrë misterioze. Sipas policisë italiane njëra nga anijet rezulton e regjistruar dhe me probleme penale në Portin e Brindisit. Dy anijete mbytura dyshohet se ishin të lidhura me trafiqet e paligjshme. Policia ka filluar menjëherë hetimet për ngjarjen në bashkëpunim me misionet italiane të grupit 28 detar të marinës ushtarake.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 01:04

Your Page Title