Tjeter deshmitar per ceshtjen "Gjallica" (19 Korrik 2000)

Tjeter deshmitar per ceshtjen "Gjallica" (19 Korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br Hysni Brasha, ish drejtor i agjencisë së kambizmit të Gjallicës në Vlorë, ka qenë dëshmitar i seancës së sotme në procesin gjyqësor ndaj tre bosëve të fimës "Gjallica". Gjatë gjithë kohës që kanë funksionuar arkat e huamarrjes në Vlorë,asnjëherë nuk është bërë një inventar dhe kjo pasi mungonte vullneti i drejtuesit Fitim Gërxhalliu. br Unë si drejtor ekzekutiv kisha insistuar disa herë ka dëshmuar sot Brasha. Paratë futeshin dhe dilnin në një dhomë tip depo çelësat e së cilës i mbante vetë Gërxhalliu, por dhe arkëtarët e tjerë. Deri në vitin 1996 që u bë pajisja me libreza, shumat e kreditorëve shënoheshin në fletore, por më pas nuk bëhej llogari se sa ishte hyrja dhe dalja e parave në depo.br Disa herë kemi patur dhe raste që vetë arkëtarët vidhnin qindra milionë lekë të vjetra duke shënuar ndonjë emër të rremë. Në janar të vitit 1996 u bë vetëm një inventar fizik dhe doli se ishte një diferencë borxhi prej 150 milion dollarë. Për këtë diferencë borxhi vura në dijeni hetuesit e shoqërisë që në janar të vitit 1996, ka dëshmuar ish drejtori.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 01:15

Your Page Title