Arens: I zhgenjyer nga mosbashkepunimi i qeverise me opoziten (20 Korrik 2000)

Arens: I zhgenjyer nga mosbashkepunimi i qeverise me opoziten (20 Korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br Numri një i OSBE-së në Tiranë Arens, është shfaqur sot pesimist për rolin e forcave politike gjatë fushatës elektorale. Arens u deklaroi gazetarëve se gjatë përgatitjes së ligjit zgjedhor, nuk gjeti bashkëpunimin e duhur nga përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës. Ai përmendi rastin e nenit 153 të kodit elektoral ku drejtuesit e qeverisë dhe Parlamentit, nuk toleruan ndaj propozimeve të OSBE-së.br Arens u shpreh se Organizata për Bashkëpunimin në Europë, nëpërmjet ODHR-it do të sjellë 150 vëzhgues për zgjedhjet lokale, ndërsa KE një numër më të vogël vëzhguesish. Në krah të ambasadorit Arens përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias Duve këshilloi rolin e medias shqiptare të mos luajë më rolin e benzinës. Duve veçoi mungesën e etikës së përgjegjësisë së gazetarëve si dhe influencën në përkatësitë partiake. Duve tha se demokracia është e destinuar të vdesë nëse shihet kundështari politik si armik. Ai shpjegoi kufizimin e sovranitetit të një vendi kur i duhet të përmbushë kushtet e integrimit rajonal.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 01:14

Your Page Title