Analiza 6- mujore e Policise Rrugore (20 Korrik 2000)

Analiza 6- mujore e Policise Rrugore (20 Korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br 133 të vdekur është bilanci i aksidenteve rrugore në rrugët e Shqipërisë në 6 mujorin e parë të këtij viti. 137 janë të plagosurit rëndë dhe 173 është numri i aksidenteve të rënda. 28 e aksidenteve rrugore vijnë si shkak i shpejtësisë së lartë. 60 të gjobave të vëna shoferëve janë pikërisht për shpejtësi të lartë. 56 e aksidenteve me pasojë vdekje janë bërë në Tiranë kurse vendin e dytë dhe të tretë e aksidenteve e zënë Durrësi dhe Fieri.br Këto shifra alarmante të trafikut rrugor në vend janë bërë të njohur sot në analizën 6 mujore të Policisë Rrugore në Ministrinë e Rendit. Shefi i kësaj policie në këtë ministri Gëzim Liçaj theksoi në raport se 78 i këtyre aksidenteve vijnë si shkak i një vetëbesimi të tepruar të shoferëve, përgjithësisht tek të rinjtë.br Ndërkohë sipas kryepolicit rrugor Liçaj, gjatë udhëtimit shoferi nuk duhet të habitet as me fëmijët e tij dhe as me të dashurën sepse ndryshe ka pasoja. Mungon drita në rrugë, mungojnë semaforët, vizat e bardha dhe këto sipas Liçaj janë shkaqe aksidentesh. Ndërsa ministri i Rendit Publik Spartak Poçi kërkoi nga vartësit e tij më shumë përkushtim në luftën kundër kriminelëve të luftës edhe pse aksidentalisht. br Poçi në formën e një shakaje, u kërkoi policëve rrugor më shumë seriozitet jo vetëm nga pamja, por dhe në mentalitetin e punës. Tek e fundit më shumë në kontakt me qytetarët janë vetë policët e Qarkullimit Rrugor.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 10

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 01:31

Your Page Title