Gjykata e Faktit sekuestron pasurine e firmave piramidale - (22 Korrik 2000)

Gjykata e Faktit sekuestron pasurine e firmave piramidale - (22 Korrik 2000)

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000br br Ata që kanë marrë para të dhëna më parë me fajde tek ish-firmat piramidale, pas datës 23 Janar 1997, kur qeveria urdhëroi bllokimin e firmave, do t?i kthejnë këto para, ose përmbarimi do të sekuestrojë çdo lloj pasurie që mund të kenë. Vetëm në një ditë Zyra e Përmbarimit në Gjykatën e Faktit, ka firmosur për sekuestrimin e llogarive apo pasurive të 1600 personave.br br Pas vendimit të qeverisë, u bllokuan llogaritë e VEFA-s, Gjallicës, e të tjera shoqëri huamarrëse. Punonjës apo rrethi i ngushtë i këtyre firmave arritën të marrin para të depozituara 100, por sipas ligjit për administrimin e parave të piramidave këta persona tani janë të detyruar t?i kthejnë paratë pranë administratorëve të tyre. br br Në 13 bankat shqiptare, Hipotekën, Tatim-Taksën, në Drejtorinë e Automjeteve, do të sekuestrohen para apo pasuri të paluajtshme, deri dhe licenca të këtyre përfituesve. Më pas paratë do të futen në llogarinë e këtyre ish-firmave dhe të gjithë kreditorët, do të marrin paratë e tyre, sipas koeficientit të dalë nga grumbullimi i parave dhe shitja e aseteve.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 01:16