Perfundon procesi i regjistrimit te votuesve ne Gjirokaster (16 Korrik 2000)

Perfundon procesi i regjistrimit te votuesve ne Gjirokaster (16 Korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br Në tre rrethet e Prefekturës së Gjirokastrës është në përfundim procesi i regjistruesve në terren i votuesve për zgjedhjet e pushtetit lokal. Vetëm dy njësi adiministrative nga prefektura nuk kanë mundur të dërgojnë deri tani të dhënat e regjistrimit në qendrën e informatizimit në Tiranë. Ato janë komuna e Lazaratit dhe Bashkia e Gjirokastrës. Sekretari i Përgjithshëm i Komunës së Gjirokastrës Pandeli Bedjava për Televizionin Klan sqaron:br "Në rrethin e Gjirokastrës ka ngelur vetëm Bashkia e Gjirokastrës dhe të gjitha bashkitë e tjera i kanë dorëzuar këto dokumentacione. Dhe Bashkia e Gjirokastrës po vazhdon punën e saj dhe deri tani në 90 qendra votimi që ka janë dorëzuar 14 qendra të votimit, por këto nuk janë dorëzuar akoma në komisionin e qendrës së informatikës të regjistrimit për regjistrin kombëtar të votuesve."tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 01:04

Your Page Title