Lugina e Krastes, aty ku nis prodhimi i gelqeres (16 Korrik 2000)

Lugina e Krastes, aty ku nis prodhimi i gelqeres (16 Korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br Në luginën e Krastës të qytetit të Krujës, aty ku nis prodhimi i gëlqeres, zien puna natë e ditë. Kjo është gurorja më e madhe për prodhimin e këtij materiali të ndërtimit në Shqipëri. Të tilla ndonëse me përmasa më të vogla, ka në Berat dhe në Borizan. Kodrinat e fshatit Krastë ka disa vjet që shemben nga gurët gëlqerorë që përfundojnë më pas për t'u djegur në gropat e thella të shndërruara në furra ku temperatura i kalon 1500 gradët. br Prodhimi i gëlqeres është i vetmi aktivitet që u siguron jetesën krastianëve. Kur i pyet nëse gazi karbonik që ngrihet lart në ajër është i dëmshëm për qytetarët e Krujës njerëzit që punojnë këtu thonë se qyteti është larg. Megjithatë nga vëzhgimi i kamerës, shpesh dallohen retë e tymit në këtë qytet.br Në luginën rrethuar me mure gurësh gëlqerorë, dikur kishte pisha dhe bredha, ndërsa sot në hapësirën e zhveshur dëgjohet shumë zhurma e sharrave. Prodhuesit e gëlqeres përdorin si lëndë djegëse drurin, por dhe gomat e vjetëruara të makinave. Lënda e parë e prodhuar këtu ndjek më pas vaskat me ujë për të pushuar dhe pas 3 muajve stazhonohet. Përdoret si lëndë ndërtimi në duart e muratorëve dhe bojaxhinjve.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 02:09

Your Page Title