Athina perfshihet nga protesta te dhunshme | Lajme - News

Athina perfshihet nga protesta te dhunshme | Lajme - News

Qendra e Athinës shpërtheu në dhunë dhe flakë pas miratimit në Parlament të një ligji që kufizon të drejtën për të protestuar.br br Ligji u jep kompetenca të zgjeruara forcave të policisë për të ndërhyrë me dhunë për shpërndarjen e tubimeve, në momentin më të parë kur konstatohet shkelja e rregullave.br br Po ashtu, organizatorët e tubimit ngarkohen me përgjegjësi penale për çdo dëm të shkaktuar gjatë protestave, ndaj janë të detyruar të bashkëpunojnë me policinë për të garantuar manifestime paqësore.br br Si nismë e Demokracisë së Re në qeveri, ligji u miratua me votat e tyre. Ndërsa opozitarët e Syriza shprehën mbështetjen për protestuesit, duke akuzuar qeverinë e Mitsotakis se me ligjin e ri shkelin një prej të drejtave më themelore të njeriut, atë për të protestuar.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 00:55

Your Page Title