Investimet ne periferi te kryeqytetit | Lajme - News

Investimet ne periferi te kryeqytetit | Lajme - News

Rruga nga rrethrrotullimi i Mulletit deri tek Ura e Qehasë është tashmë funksionale. Veç zhvillimit më të madh të agroturizmit, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se ky përmirësim i infrastrukturës rrit edhe vlerën e pronës.br br ?Herën e fundit, metri katror i tokës ishte 10 mijë Lekë, kurse sot paska vajtur 50-60 mijë Lekë; do të thotë se ka një lloj vlerësimi me fuqi financiare nga Tirana urbane. Bukuritë e luginës së Erzenit i kemi te dera e shtëpisë, është një zonë pjellore, me njerëz punëtorë e bashkëpunues. Ndihem mirë që shumë sipërmarrje për agroturizëm, bujtina etj., i kanë sjellë një zhdërvjelltësi zonës, edhe për qarkullimin ekonomik të parasë?.br br Veliaj njoftoi edhe nisjen e rindërtimit të banesave të dëmtuara prej tërmetit të Nëntorit si dhe shpërndarjen e pagesave cash.br br ?Kaloi loti i parë i Farkës, kaloi loti i dytë i Baldushkut, tani do të vazhdojmë me lotin e tretë që janë shtëpitë e Petrelës, Mulletit, Qehasë. Siç bëmë shtëpitë e shtatorit, do të vazhdojmë edhe me shtëpitë e Nëntorit, me të njëjtin ritëm. Qeveria sapo na akordoi fondin e granteve cash për banorët me dëmtime më të lehta?.br br Rruga e re që fillon në dalje të fshatit Mullet dhe takohet me rrugën që lidh fshatin Fikas-Mangull me fshatin Qeha, do të ndihmojë për t?u afruar fermerët me tregjet bujqësore të Tiranës.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-07-11

Duration: 01:09