Listat e hapura, Shehu: Panik nga Rama dhe tendencë për të hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit

Listat e hapura, Shehu: Panik nga Rama dhe tendencë për të hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit

#tvora #rtvoranewsbr br br br Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, e sheh si një shprehje paniku, deklaratën e sotme të kryeminstrit Rama, i cili tha se është pro listave të hapura për zgjedhjet e ardshme.br br Në një lidhje përmes Skype për Ora News, Shehu u shpreh se Rama duhet të respektojë marrëveshjen e realizuar në Këshillin Politik.br br Tritan Shehu: ?E ndoqa konferencën e kryeministrit sot. Çështja nuk është te listat e hapura, por paniku i kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme. Paniku që ka ai nga humbja e sigurtë, nga fundi politik i rilindjes dhe i tij si kryeministër. Është një shprehje paniku, një shprehje amullie, një shprehje e veprimeve dhe reagimeve jo të përshtatshme dhe jo në përputhje me atë që është bërë deri më sot.br br ?Mendoj se kryeministri duhet të presë të vijnë zgjedhjet e ardhshme, ku do ndodhi rotacioni politik. Duhet të respektojë marrëveshjen e realizuar në Këshillin Politik, i cili është elementi kryesor i mbështetur dhe nga faktori ndërkombëtar, që garanton procesin zgjedhor në Shqipëri, por që realisht ka një mundësi të madhe edhe për integrimin europian.?br br Sipas tij, ka një tendencë nga ana e kryeminisrit për të hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit, dhe ky do të ishte një veprim i rrezikshëm, me pasoja të rënda.br br Tritan Shehu: ?Tendenca për të hedhur në erë atë marrëveshje është veprim shumë i rrezikshëm, shumë i rrezikshëm. Mund të ketë pasoja të rënda për vendin, qoftë për stabilitetin e vendit, qoftë edhe për integrimin e vendit, si pasojë e frikës së ardhshme të kryeministrit, nga procesi i ardhshëm zgjedhor. Shoih një tendencë për të cënuar parimet e demokracisë në Shqipëri. Një tendencë për të dëmtuar procesin zgjedhor të ardhshëm.?br br br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 14:39

Your Page Title