Hajdari publikon videon: Basha u zotua për lista të hapura në 2017-ën, por nuk e mbajti premtimin

Hajdari publikon videon: Basha u zotua për lista të hapura në 2017-ën, por nuk e mbajti premtimin

#tvora #rtvoranewsbr Rudina Hajdari përshëndeti futjen në procedurë parlamentare, të kërkesës për hapjen e listave ndërsa hodhi akuza ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Ajo tha se PD dhe LSI nuk shqetësohen për interesat e qytetarëve, por për interesa të ngushta familjare. Deputetja e opozitës së re paralajmëroi krijimin e një alternative të re politike.br br Rudina Hajdari paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë nën një sigël të re të një lëvizje politike, ndërsa vlerësoi si hap pozitiv futjen në rrugë parlamentare të kërkesës për hapjen e listave.br br Deputetja e opozitës parlamentare, tha se këtë e kërkojnë 90 përqind e shqiptarëve.br br Në komunikimin me mediat, Hajdari publikoi një video ku në vitin 2017 kryetari i opozitës Lulzim Basha premtonte lista të hapura.br br Sot, tha ajo, ky është një premtim i pa mbajtur. Ajo akuzoi pd-lsi për interesa të ngushta familjare.br br Rudina Hajdari: Dua t?ju kujtoj të gjithëve se që në vitin 2017, kur Partia Demokratike po bënte fushatën e saj elektorale, ka qenë një premtim nga kryetari i PD-së, për të patur lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme. Ai vetë tha para qytetarëve, u premtoi qindra, mijëra demokratëve që në zgjedhjet e ardhshme, listat e kandidatëve të deputetëve, do të zgjidheshin nga qytetarët shqiptarë dhe jo më nga kryetari i partisë. Ky është një premtim që ai u zotua bashkë me mua dhe shumë të tjerë në atë fushatë elektorale, një zotim që e kam marrë seriozisht, e kam marrë për ta shtyrë përpara këtë premtim, dhe për tu zotuar para qytetarëve se kjo do të jetë beteja që do tu japim shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Ky ishte një premtim i cili nuk u mbajt. Në politikë duhet të kesh një mbash një qëndrim të qartë dhe duhet të jesh koherent me publikun.br br Edhe pse nuk është ajo propozuese, Rudina Hajdari mbështet edhe heqjen e koalicioneve.br br Sa i përket pragut 5 përqind ajo tha së është shumë i lartë, ndërsa tha se do të synojë një prag më të ulët, 3 përqind.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:38

Your Page Title