Nostalgji, të moshuarit shohin çdo ditë shtëpinë e shembur, nusja: Kërkojmë ndihmë për rindërtimin

Nostalgji, të moshuarit shohin çdo ditë shtëpinë e shembur, nusja: Kërkojmë ndihmë për rindërtimin

#tvora #rtvoranewsbr Telhat Zeneli dhe pse i moshuar dhe më probleme shëndetësore shkon çdo ditë të shohë shtëpinë e tij shëmbur nga tërmeti i 26 nëntorit. Nusja e shtëpisë thotë se çdo ditë shpresa e 81-vjeçarit është që të shoh mos shteti i ndihmon në rindërtimin e banesës, e cila është shkatërruar krejtësisht.br br Kjo është shtëpia e Telhat Zenelit e shkatërruar krejtësisht si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.br br Nusja e shtëpisë tregon tmerrin që përjetuan të martën e asaj nate.br br ?Jetonim 5 veta në momentin e tërmetit, kuzhina lart është prishur fare nuk rrihet. Edhe dhoma e gjumit.Në kuzhinë ku ra tërmeti kanë qenë dy pleqtë dhe kunati.?br br Nga shteti nuk kanë marrë asnjë ndihmë por janë ende në pritje.br br ?Vinë dhe i verifikojnë, asgjë deri tani. As çadër jo. Shteti dhe komuna duhet të marrin masat.?br br Që prej nëntorit, Telhati me bashkëshorten dhe pjestarët e tjerë kanë shkuar tek djali tjetër.br br ?Jetojmë te kunati tani.?br br Nusja e shtëpisë Manjola shprehet se endrra e vjerrit të saj është ta rindërtojë sërish shtëpinë dhe nga malli shkon çdo ditë për ta parë.br br ?Edhe tani qajnë, ëndrra e pleqve është të kthehen në shtëpinë e tyre. Çdo ditë shkojnë nga një orë për të parë shtëpinë.Kemi mbetur si emigrantë në rrugë?.br br 35-vjeçarja, nusja e shtëpisë, kërkon një zgjidhje pasi nuk mund të jetojë më tek të afërmit.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:33

Your Page Title