Koronavirusi në Shqipëri/4 persona të tjerë humbin jetën, 83 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Koronavirusi në Shqipëri/4 persona të tjerë humbin jetën, 83 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Në një komunikatë të përditshme për shtyp, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se përgjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërkohë që janë regjistruar 83 raste të reja.br br br ?Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë?, deklaroi Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.br br 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.br br COVID-19 ? Statistika (12 Korrik 2020)br Testime totale 32353br Raste pozitive 3454br Raste të shëruara 1946br Raste Aktive 1415br Humbje jete 93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)br br Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:br Tiranë 591br Durrës 223br Shkodër 180br Vlorë 113br Lezhë 63br Fier 29br Kukës 43br Korçë 32br Elbasan 36br Berat 39br Gjirokastër 25br Dibër 18br br Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 03:30

Your Page Title