Report TV - Opozita parlamentare tërhiqet nga pragu 5%: Të ulet në 2%! PS: Shumë i ulët!

Report TV - Opozita parlamentare tërhiqet nga pragu 5%: Të ulet në 2%! PS: Shumë i ulët!

TIRANE-Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit janë mbledhur online dhe po diskutojnë nen për nen ndryshimet në Kushtetutë që kërkuan një grup deputetësh të opozitës parlamentare për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Mbledhja sotme nisi me një prapaktheu të grupit demokrat.br br Deputeti Korab Lita, kërkoi uljen e pragut nga 5 që e kërkuan në fillim në 2, pra duke e ulur me 1 krahasuar me atë që është aktualisht 3, duke favorizuar akoma më shumë futjen e partive të vogla në Kuvend. "Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5 të votave të vlefshme por 2 të votave të vlefshme. Pragu 5 dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2 e plotëson më së miri nevojën e shfaqur" tha ai.Kërkesa e Litës është mbështetur edhe nga kryetari i grupit demokrat Murrizi. "E mbështes propozimin e relatorit në emër të opozitës që të ndryshojë pragu. Të merret parasysh që të ndryshohet nga 5 në 2. Pragu 2 nuk është shumë i ulët, nuk sjell 100 parti në Kuvend". Edhe Rudina Hajdari ishte pro. "Propozimi i pragut zgjedhor 5 nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri" tha ajo. br br Kryetari i grupit të Pavarur, Edmond Stojku theksoi se "Pragu 2 nuk do të ishte keq por duhet të shohim kushtet". Për këtë kërkesë për të ndryshuar pragun, deputetja socialiste Klotilda Ferhati theksoi se 2 është i ulët. ?Pragu 2 duket i ulët, por kjo duhet diskutuar. Të ulemi të gjithë bashkë si relatorë dhe ekspertë t?i diskutojmë". Kjo bëri që mbledhja të shtyhet për në orën 18:00 kur do të pritet propozimi me shkrim i argumentuar i relatorëve për ndryshimin e pragut të hyrjes në Kuvend.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 04:02

Your Page Title