Kosove, OSBE gjobit gazeten "Dita" - (27 Korrik 2000)

Kosove, OSBE gjobit gazeten "Dita" - (27 Korrik 2000)

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000br br Stafi i gazetës ?Dita? e Kosovës, nuk ka pranuar të ndërpresë botimin sipas urdhrit të dhënë nga komisioneri i përkohshëm për mediat. Botuesit e kësaj gazete e quajnë të padrejtë këtë sanksion, të dhënë pas refuzimit të tyre, për të paguar një gjobë prej 25 mijë marka gjermane. br br Në shkresën e OSBE-së drejtuar botuesit Belul Beqaj, thuhet se kjo masë vjen si pasojë e shkeljes së rregullores për shtypin. Gazeta ?Dita?, ka publikuar artikuj, fotografi dhe të dhëna të vendbanimeve aktuale të disa personave, që akuzohen si kriminel lufte. Sipas OSBE-së kjo përbën shkelje dhe më 6 Korrik gazeta mori vërejtje me shkrim për shkelje të rregullores që ndalon publikimin e informatave që rrezikojnë jetën e personit.br br Botuesi Beqaj është deklaruar se nuk do të paguajë shumën, ndërsa OSBE është shprehur se do të kërkojë edhe ndihmën e institucioneve të tjera për mbylljen e gazetës ?Dita?. Në rast ndërhyrje stafi i gazetës ?Dita?, ka paralajmëruar futjen në grevë urie. Ata i kanë bërë thirrje të gjithë kolegëve të tyre në Kosovë për t?u solidarizuar kundër mbylljes së gazetës së përditshme shqiptare.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:14