PD akuzon si trafikante prostitutash Gjinushin e Milon - (27 Korrik 2000)

PD akuzon si trafikante prostitutash Gjinushin e Milon - (27 Korrik 2000)

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000br br ?Pushtetarët e sotëm po kërkojnë ta kufizojnë problemin e trafiqeve, vetëm tek klandestinët dhe skafet, për të lënë jashtë vëmendjes trafikun e prostitutave ku ata janë të implikuar?. Kështu ka deklaruar sot Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënësit të saj Edi Paloka, duke akuzuar përsëri kryeparlamentarin Gjinushi dhe Ministrin e Jashtëm Paskal Milo. br br Sipas Palokës PD disponon informacion të mjaftueshëm që inkriminon në mënyrë direkte këta dy pushtetarë të lartë. Nga informacione të sigurta deklaroi zëdhënësi i PD, pushtetarët që merren me këtë trafik kanë një rrjet të mirë organizuar. Ndërkohë sot ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave kryeparlamentari Gjinushi. br br Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentit:- ?Lejohet debati politik, lejohen sulme politike, por nuk mund të lejohen agresione të tilla, aq më shumë që një deputet të guxojë të kërcënojë dhe kryetarin e parlamentit. Zoti Berisha duhet të dijë ku e ka vendin edhe në planin politik, sepse ai ka shkuar shumë larg me akuzat e tij. Personalisht ka thënë lloj-lloj gjërash të papërgjegjshme dhe këtë unë nuk mund ta toleroj më, sepse është i sëmurë apo ai nuk arrin ta kontrollojë veten nga ana shëndetësore. Në rast se nuk e përballon dot le të tërhiqet nga politika, por për sa kohë është as ai as miu Gjana nuk mundet të tolerohen në akuzat e paskrupullta, të pamoralshme që bëjnë vazhdimisht?. br br Por Partia Demokratike, ka deklaruar se disponon mjaft fakte që do t?i paraqesë përpara një drejtësie të pavarur.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 02:12