Bashkimi për Demokraci ka gati kandidatet per zgjedhjet lokale - (28 Korrik 2000)

Bashkimi për Demokraci ka gati kandidatet per zgjedhjet lokale - (28 Korrik 2000)

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000br br Partitë e grupimit Bashkimi për Demokraci, kanë përfunduar përcaktimin e kandidatëve që do t?i ofrojnë Partisë Demokratike, për t?i përzgjedhur. Ky grupim do të marrë pjesë në zgjedhjet si një i vetëm, por vendim-marrja dhe shumica e kandidatëve do të jenë të PD. br br Partitë e vogla të këtij grupimi, kanë hartuar një strukturë për ndarjen e zonave, e cila do të studiohet dhe miratohet në mbledhjen e kryesisë së Bashkimit për Demokraci. Por duket se këto parti do të kenë shumë pak pjesë në numrin e madh të kandidaturave për kryetar komune dhe bashkie në të gjithë vendin. Ashtu si dhe në fushatën që sapo ka nisur. br br Nga ana tjetër partitë e Bashkimit për Demokraci, kanë deklaruar sot, se fushata parazgjedhore vazhdon të jetë e tensionuar nga sulmet e Aleancës për Shtetin, ndaj strukturave të pushtetit lokal.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 00:50

Your Page Title