KQZ nis pergatitjet per fushaten zgjedhore (26 korrik 2000)

KQZ nis pergatitjet per fushaten zgjedhore (26 korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br Partia Socialiste është regjistruar sot si subjet elektoral pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtë e ka konfirmuar njëri prej ekspertëve juridikë të kësaj partie, deputetit Spartak Braho. 8 parti të vogla, kryesisht të së djathtës, kanë kryer regjistrimin në këtë komision ndërkohë që afati i fundit për partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale është data 15 gusht. br KQZ-ja do të ndajë fondet për subjektet elektorale në fund të muajit gusht, ndërsa fushata është parashikuar të nisë në datën 1 shtator. Listat partiake me emrat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe bashkive duhet të paraqiten në KQZ brenda datës 15 shtator. Nesër në selinë e këtij komisioni me mbërritjen e anëtarit të shtatë Gaz Perkoka, zgjidhet nënkryetari i KQZ-së dhe hidhet shorti për mandatet e shtatë komisionerëve. Në bazë të kodit elektoral pas tre vitesh do të kryhet ripërtëritja e këtij komisioni.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:03

Your Page Title