Top News - Kultivimi i kanabisit/ Roskovec-Mallakastër, goditen 2 raste

Top News - Kultivimi i kanabisit/ Roskovec-Mallakastër, goditen 2 raste

Strukturat policore te antidroges kane goditur dy raste të kultivimit te kanabisit në zona tëndryshme të vendit. Zbulimi i sipërfaqeve të mbjella me kanabis është bërë gjatë kontrollit të policisë në territor dhe zona të caktuara ku dyshohet se mund të ishin kultivuar bimë narkotike. Dy rastet e konstatura janë në fshatin Rromës, Mallakastër dhe në fshatin Vlosh, Roskovec. Në Mallakastër, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Rromës, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike. Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë ndalimi i tre autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminaleqe jane të tre banues në fshatin Rromës. Po ashtu gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Vlosh ne Roskovec, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike canabis sativa në tokën e nje 60 vjeçari. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:02

Your Page Title