Presidenti Mejdani vendos daten per zgjedhjet lokale - (28 Korrik 2000)

Presidenti Mejdani vendos daten per zgjedhjet lokale - (28 Korrik 2000)

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000br br Presidenti Mejdani ka caktuar sot 1 Tetorin 2000, ditën kur shqiptarët do t?ju drejtohen kutive të votimit, për zgjedhjet e votuesve të pushtetit lokalë. Raundi i dytë i votimeve do të mbahet më 15 Tetor. Qendrat e votimit në këto zgjedhje lokale do të hapen në orën 8 të mëngjesit e do të mbyllen në orën 18 të pasdites. br br Votimi do të kryhet në pesë mijë qendra votimi në të gjithë vendin. Rezultatet zyrtare të këtyre zgjedhjeve do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në këtë komision janë regjistruar mbi 13 parti, ndërsa afati i fundit për partitë që hyjnë në zgjedhje është data 15 Gusht. Socialistët konkurrojnë së bashku me socialdemokratët, ndërsa në zonat e minoritetit do të bashkëpunojnë me PBDNJ. br br Nga ana tjetër demokratët do të bashkëpunojnë me partitë e Bashkimit për Demokraci. Ndërkohë sot KQZ, ka kërkuar përsëritjen e procedurës për zgjedhjen e sekretarit të këtij komisioni. Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të vëzhgohen nga 170 vëzhgues ndërkombëtarë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:09

Your Page Title