Policia shqiptare kontroll ne brigjet e Vlores (29 Korrik 2000)

Policia shqiptare kontroll ne brigjet e Vlores (29 Korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br I gjithë bregdeti i Vlorës është vënë në kontrollin e Policisë. Mbrëmë forcat e policisë vlonjate me një numër të shumëfishuar forcash me guadian italiane, kanë patrulluar si në tokë ashtu dhe në ujë. Më shumë kontroll u ushtrua në grykëderdhjen e Vjosës, zonë që njihet si vendstrehim i gomoneve. Pikërisht në këtë zonë, policia vlonjate kapi dhe më pas bllokoi një gomone me dy motorra që më pas u dërgua në ishullin e Sazanit. br Pronarët e saj mundën të largoheshin. Përveç kapjen së këtij skafi prej dy ditësh skafet janë zhdukur dhe fshehur. Takimi Meta-Amato dhe miratimi i projektligjit të ri antigomone dhe masat e reja të policisë ka zbrapsur për momentin skafistët. Themi për momentin pasi ata do të tentojnë sërish të dali në det, por atëherë pasojat do të jenë më të mëdha.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 00:53