Rivarrosen 3 gjeneralet e larte te ushtrise shqiptare (29 Korrik 2000)

Rivarrosen 3 gjeneralet e larte te ushtrise shqiptare (29 Korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br Është zhvilluar sot ceremonia funebër për tre gjeneralë të lartë të ushtrisë shqiptare Beqir Balluku, Ildo Çako dhe Petrit Dume. Pas 26 vitesh nga ekzekutimi i tyre vetëm sot familjarët kanë mundur të përcjellin me nderimet e duhura të afërmit e tyre për në banesën e fundit. Miq, familjarë, ushtarakë dhe të njohur të Ballukut, Çakos dhe Dumes kanë bërë homzhet e tyre në shtëpinë qendrore të ushtrisë. br Për tre ish ushtarakët e lartë shqiptar, mori pjesë në ceremoni dhe Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni. Në fjalën e nderimit, Gjeneral Aleks Andoni, ka përmendur atributet e tre ushtarakëve që gjatë kohës së luftës antifashiste e deri në vitet '70.br Tre dekadat e fundit nuk kanë mundur të zbehin meritat e këtyre tre heronjve në fushat ushtarake dhe politike, tha ai. Më pas ata janë përcjellë për në varrezat e Sharrës ku do të kenë një varr me emër. Ish ushtarakët janë përcjellë me breshëri automatike.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 43

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:18

Your Page Title