Ndryshimet Kushtetuese, Presidenca: Distancohuni nga aventurierët. Rama: Marrëveshja do zbatohet

Ndryshimet Kushtetuese, Presidenca: Distancohuni nga aventurierët. Rama: Marrëveshja do zbatohet

#tvora #rtvoranewsbr br Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do t?i konsiderojë antikushtetuese ndryshimet e kërkuara për sistemin. Zëdhënësi Tedi Blushi ka kujtuar edhe një herë se në kuvend janë vetëm 82 deputetë legjitim. Por në replikë me kreun e shtetit dhe opozitën, kryeministri Rama paralajmëron se akuzat rrezikojnë miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa thekson se parlamenti është sovran.br br Vendimi i Këshillit të Legjislaturës për ndryshimin e kushtetutës ka vënë në lëvizje dhe presidencën. Përmes një postimi në Facebook zëdhënësi i kreut të shtetit ka theksuar se vetëm 82 deputetë në kuvend janë legjitim, ndërsa bëri thirrje për të hequr dorë nga lëvizja që e quajti haxhi qamiliste.br br Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues. Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor. Ndaj është koha t?i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë. E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!br br I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi I kryeministrit Rama në Twitter. Për opozitën jashtë parlamentare ai ka theksuar se marrëveshja e 5 qershorit do të zbatohet por kujtoi se kjo s?do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë, ndërsa presidentit I kujton se kuvendi është sovran për qëndrimin.br br ?Dhe hapja e listave për t?i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit? As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s?duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t?i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje!?br br Në datën 23 korrik në seancë do të votohet drafti i nënshkruar në Këshillin Politik, teksa në datën 30 pritet të kalojë në votim dhe propozimi për ndryshimin e kushtetutës.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:24

Your Page Title