Bashkejetesa e veshtire mes ujerave te zeza (29 Korrik 2000)

Bashkejetesa e veshtire mes ujerave te zeza (29 Korrik 2000)

Lajme Arkiva 2000br Kjo është një nga qindra histori me ujëra të zeza dhe ujëra të pijshëm në Tiranë. E reja në këtë rast është vetëm kjo gropë. Ka përmasat e një vaske dhe e thellë është plot 2 metra. Gjysëm viti më parë këtu u hap një gropë më e vogël për të riparuar ujërat e zeza. Fekalet dilnin dhe mbulonin oborrin. Banorët paguan nga xhepi dhe rregulluan tubin e çarë. Pak më vonë ujërat plasën përsëri, por këtë radhë edhe më fuqishëm. br Sipas banorëve kur vjen uji i pijshëm ujërat e zeza hyjnë në shkallë dhe arrijnë deri në këtë nivel. Para tre ditësh erdhi Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve dhe hapi gropën gjigande. Në të vërtetë nuk rregulluan gjë dhe këtë pellg e lanë kështu. Njëri nga punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve shprehet se nuk kanë materialet e nevojshme për të kryer riparimet. br Ndërkohë banorëve i është shtuar dhe një telash tjetër. Përveçse nga lagia, duhet të ruhen dhe nga mbytja. Në çezma tani vjen ujë i pisët, por problemi më i madh sot është gropa ku jo të gjithë dinë të notojnë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 02:02