Obeziteti ne Shqiperi, pasiguria per ilaçet e dobesimit - (30 Korrik 2000)

Obeziteti ne Shqiperi, pasiguria per ilaçet e dobesimit - (30 Korrik 2000)

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000br br Obeziteti është emri mjekësor i mbipeshës. Vitet e fundit edhe në Shqipëri kanë filluar të jenë problem kilet e tepërta. Ilaçi më i mirë sipas mjekëve janë ecja dhe ushtrimet fizike, por ndërkohë rekomandohen edhe dieta, ndërsa ilaçet apo tabletat, që përdoren në shumë vende të botës, duket se shihen me mosbesim tek ne. Në këtë mënyrë meqë mungon kërkesa në treg edhe llojet e ilaçeve në farmacitë tona janë të pakta. br br Farmacistja:- ?Zakonisht klientët që kërkojnë këto ilaçe janë goca të reja, në përgjithësi vetëm femrat. Këto lloj ilaçesh merren gjithmonë me porosi, për arsye se janë pak të larta në çmim, por dhe duhet siguruar nga magazina që ka një farë reputacioni që mund të merret, sepse pasiguria tek klientët është krijuar?.br br Nga ana tjetër ilaçet që shiten në farmacitë tona duhet patjetër të shoqërohen nga dieta. Me një kurë të tillë mund të biesh deri në 15 kilogramë, por për ata që janë praktikë më mirë pakësojnë ushqimin dhe shtojnë lëvizjet. Kjo është mënyra më ekonomike.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:51

Your Page Title