Ministria e Arsimit ben analizen gjashte mujore te punes - (31 Korrik 2000)

Ministria e Arsimit ben analizen gjashte mujore te punes - (31 Korrik 2000)

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000br br Ministria e Arsimit në gjashtë muajt e parë të vitit bën analizën e punëve dhe merr angazhimet e saj për vitin e ri shkollor. E reja që duhet të finalizohet këtë vit është ideja e hedhur nga drejtori i arsimit 8-vjeçar për arsimimin e të miturve në burgje. Kërkohet bashkëpunim dhe përgjigje nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve në mënyrë që në Shtator të fillojë ky proces edhe këtu në lëndët kryesore. br br Ndërsa për arritjet, një nga platformat e arsimit për rregullimin e ambienteve u realizua. Profilizimi i arsimit të mesëm të përgjithshëm në disa shkolla pilot arriti të korr suksese. Nga 14 e nxënësve që frekuentonin arsimin profesional, u arrit deri në 20. Për herë të parë u bënë zgjedhje të lira në Universitete. Viti 99-2000 është viti i dytë që tek arsimi 8-vjeçar u zbatua java 5 ditëshe e mësimit. br br Sipas të dhënave të ministrisë është arritur të frenohet braktisja e shollës. Sivjet ajo është 0.2 më e ulët se vitin e kaluar.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:09