E majta ne pushtet fiton zgjedhjet ne RM |Lajme-News

E majta ne pushtet fiton zgjedhjet ne RM |Lajme-News

Partia e majtë në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Zoran Zevit në koalicion me partinë shqiptare Besa, është fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoninë e Veriut dhe pritet ta drejtojë vendin për një mandat të dytë.br Pas numërimit të pjesës më të madhe të kutive, koalicioni i tyre, i quajtur ?Mundemi? ka siguruar 36 të votave ose 46 deputetë. 5 deputetë i përkasin Besës së drejtuar nga Bilall Kasami.br E djathta e përfaqësuar nga VMRO-DPMNE e Hristian Mickovskit renditet e dyta me 34.8 të votave, që përkthehet në 44 mandate parlamentare dhe mbetet sërish në opozitë.br Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim u rendit e treta me 11.3 të votave, ose 15 deputetë. BDI renditet e para mes partive shqiptare dhe pritet të jetë çelësi për formimin e qeverisë së re, pasi socialdemokratëve të Zaevit u duhen pikërisht aq vota parlamentare sa çka kjo parti për të arritur numrin e nevojshëm prej 61 votash për formimin e qeverisë.br Si kusht për bashkëpunim, BDI ka përcaktuar zgjedhjen e një kryeministri shqiptar, por Zaev ka deklaruar para votimeve se ai do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte edhe me kundërshtarët e VMRO-DPMNE, për të mos e lejuar që qeveria të drejtohej nga një shqiptar.br Me zyrtarizimin e rezultatit, Presidenti i vendit do të mandatojë sërish Zoran Zaevin për të formuar qeverinë, i cili në mandatin e parë qeverisi me BDI-në e Ali Ahmetit.br Këto zgjedhje shënuan një tjetër arritje për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Për të parën herë që prej shkëputjes se vendit nga ish-Jugosllavia, ata kanë 33 deputetë duke thyer edhe rekordin e zgjedhjeve të 12 viteve më parë kur kishin 29 deputetë.br Koalicioni tjetër i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa siguroi 12 deputetë dhe 1 Partia Demokratike Shqiptare. Mes 6 partive që arritën të hyjnë në parlament është edhe ?E Majta? që do të ketë 2 deputetë.br Këto zgjedhje kishin një të veçantë, pasi u zhvilluan përgjatë 3 ditëve në kushtet e masave të ashpra kundër përhapjes së Covid-19. Veç të mërkurës kur votuan shumica e personave me të drejtë vote, të martën votuan të burgosurit, ndërsa të hënën të infektuarit me Covid-19.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 02:25

Your Page Title