Top News - Italia do të mbyllë kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

Top News - Italia do të mbyllë kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

Italia njoftoi se do të mbyllë kufijtë e saj për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, në vazhdën e përpjekjeve për të frenuar një rigjallërim të pandemisë në vend.br br br Përmes një postimi në Twitter, ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, sqaroi se ?Serbia, Mali i Zi dhe Kosova janë futur në listën e vendeve në rrezik?.br br ?Atyre që kanë qenë atje në 14 ditët e kaluara, u ndalohet hyrja dhe kalimi tranzit në Itali?. ?Në botë, epidemia është në fazën më të vështirë. Kujdesi maksimal është i nevojshëm për të ruajtur përparimin e bërë deri më tani?, ka shkruar Speranza. Në kulmin e pandemisë së koronavirusit në mars dhe prill, Italia u kthye në epiqendër të infeksionit.br br Mbi 243,000 njerëz janë prekur atje nga koronavirusi e 35,000 kanë ndërruar jetë. Numri i të infektuarve ka qenë në rënie në javët e fundit dhe ekonomia italiane është në rihapje e sipër. Këtë javë, edhe Austria ndaloi fluturimet nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.Vendet e rajonit kanë parë rritje të madhe të numrit të rasteve me koronavirus, në javët e fundit. Aktualisht, në Kosovë janë të konfirmuara 5,237 raste pozitive dhe 112 të vdekur. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia është më e goditura, me gati 20,000 raste pozitive dhe 429 viktima.br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:15

Your Page Title