Dy te burgosur ne burgun 313 hyjne greve urie - (5 Gusht 2000)

Dy te burgosur ne burgun 313 hyjne greve urie - (5 Gusht 2000)

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000br br Kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës së urisë, dy të burgosurit e burgut 313, Abaz Papa dhe Julian Xhelaj. Mjeku i burgut i viziton shpesh ata dhe sipas tij gjendja është në përkeqësim. Sot në burgun 313, për të takuar dy grevistët, Papa dhe Xhelaj ishte vetë drejtori i përgjithshëm i burgjeve Gramoz Xhaferraj. Ai u ka kërkuar atyre të mos vetësakrifikohen deri në këtë pikë, pasi më datë 6 Shtator, Gjykata e Kasacionit, do të japë vendimin e formës së prerë mbi dënimin e tyre. br br Mirëpo edhe kërkesën e kryegardianit Xhaferraj, dy banorët e qelive të 313 e kanë mohuar, duke i thënë se janë dënuar 7 vjet burg me pa të drejtë. Ndërkohë pas takimit me drejtorin Xhaferraj dy grevistët e urisë Papa dhe Xhelaj, i kanë thënë juristit të burgut, se ata pranojnë të dalin nga greva e urisë nëse administrata vendos që të shlyejnë dënimin në një nga burgjet e Tiranës. br br Megjithatë Gjykata e Kasacionit më 6 Shtator do të vendosë, mbi dy grevistët e 313, të cilët u dënuan me akuzën e rrahjes së drejtorit të Uzinës Dinamo, deri atëherë ata kanë vendosur të qëndrojnë në greve urie.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 15

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 01:15