Raporti: Shqipëria, lider botëror i prodhimit të marijuanës. Paratë investohen në turizëm e ndërtim

Raporti: Shqipëria, lider botëror i prodhimit të marijuanës. Paratë investohen në turizëm e ndërtim

#tvora #rtvoranewsbr Për herë të parë Antimafia Italiane sinjalizon se paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm i grupeve kriminale shqiptare në Itali investohen në Shqipëri në asete strategjike si në sektorin e turizmit dhe të ndërtimit.br br E reja më e fundit që nënvizon Antimafia Italiane është në ndryshimin e rolit që Shqipëria ka marrë në skenarin kriminal kombëtar e ndërkombëtar të trafikut të drogës duke u bërë vendit tranzit kryesor i trafikut të heroinës nga Afganistani e Azia Qëndrore e grupet kriminale shqiptare në rolin e brokers importojnë sasi të mëdha kokainë nga Kolumbia për tregun europian. br br Shqipëria është prodhues i parë i marijuanës në Europë e ndër vendet e para në nivel botëror e grupet kriminale shqiptare vazhdojnë të jenë ndër më kryesoret e më komplekset në Itali. Trafiku i drogës nga Shqipëria nuk është ndaluar dhe gjatë emergjencës së pandemisë Covid 19.br br Këto janë konkluzionet e dala nga raporti i fundit i Antimafias Italiane i cili nënvizon se ka ardhur koha që grupet kriminale shqiptare të konsiderohen mafia.br br Gjithashtu Antimafia Italiane konfirmon përdorimin e teknologjisë së avancuar në përdorimin e skafeve me drogë të nisura nga Shqipëria e të telekomanduara automatikisht nga larg e pa pilot.br br Departamenti i Antimafias Italiane ka hartuar raportin e dytë gjashtëmujor të vitit 2019 që përmbledh aktivitetin kriminal të mafias italiane e të grupeve mafioze të huaja në Itali në periudhën kohore korrik- dhjetor 2019.br br RTV Ora ka mundur të sigurojë raportin prej 888 faqesh në të cilin kriminaliteti shqiptar e Shqipëria janë analizuar në dy kapituj të veçantë.br br Antimafia italiane imformon se grupet kriminale shqiptare janë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit kombëtar e janë ndër organizimet etnike më komplekse e të artikuluara të aftë të veprojnë në nivele të ndyshme.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-08-01

Duration: 02:01

Your Page Title