Eksploziv makines ne Durres | Lajme - News

Eksploziv makines ne Durres | Lajme - News

Një sasi eksplozivi artizanal me baze lëndë djegëse ka shpërthyer pranë një automjeti të parkuar me lagjen numër 3 Durrës. Bëhet fjalë për një automjet tip ?Renault?, në pronësi të shtetasit Albano Çomanit.br br Mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme të tij, ndërsa si pasojë e shpërthimit dëmtime ka pësuar edhe një tjetër mjet tip ?Ford? i parkuar në afërsi me të.br br Pronari i automjetit ka pohuar se nuk ka konflikte me persona të tjerë duke mos pasur asnjë të dyshuar për ngjarjen.br br Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e mekanizmit të shpërthimit, identifikimin dhe kapjen e autorit.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-08-02

Duration: 00:38