Shperthen gazi ne firmen private, 3 te plagosur |Lajme-News

Shperthen gazi ne firmen private, 3 te plagosur |Lajme-News

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në ambientet e firmës private ?Alba Gaz? në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan. Ngjarja ndodhi paraditen e së mërkurës sapo kishte nisur puna. br Nga shpërthimi u plagosën rëndë 3 punëtorë. Osman dhe Eduard Bendaj, 69 dhe 42 vjeç, babë e bir si dhe Qemal Mullhau 61 vjeç u dërguan me urgjencë në spital.br Mësohet se rrjedhja e gazit ka ndodhur në repartin e oksigjenit. Hetimi ka nisur edhe Prokuroria e Elbasanit dhe Inspektorati Shtetëror Teknik.br Po verifikohet nëse përmbushen kushtet e sigurisë në punë brenda firmës private në ish-kombinatin Metarlugjik.br Policia thotë se ngjarja është raportuar si aksidentale nga firma private, por ka ekspertët po hetojnë protokollet e sigurisë për të mësuar arsyet e shpërthimit.


User: RTV KLAN

Views: 6

Uploaded: 2020-08-02

Duration: 01:08

Your Page Title