Sali Berisha: Duhet t'u rikthejme njerezve besimin (13 Gusht 2000)

Sali Berisha: Duhet t'u rikthejme njerezve besimin (13 Gusht 2000)

Lajme Arkiva 2000br Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur sot në zyrën e tij,nënkryetarët Gjana dhe Topalli si dhe sekretarin e përgjithshëm Ridvan Bode. Këta të fundit kanë raportuar për ecurinë e fushatës në rrethe. Gjatë dy javëve të fundit, funksionarët e lartë të PD-së kanë shkuar në disa qytete dhe fshatra për të përgatitur aktivet e zgjeruara të partisë të cilët në batzë të propozimeve do të vendosin kandidaturat. br Berisha u ka bërë thirrje militantëve të PD-së të zgjedhin si kandidatë të bashkive dhe komunave njerëzit më të votuar. Sipas Berishës në këtë rast duhet patur parasysh se gjithnjë më i votuari në parti, është dhe më i votuari në qytet apo në fshat.br Ndërkohë në selinë blu vazhdojnë të mos bëhen publike emrat e kandidatëve. Megjithatë një gjë është e sigurt. Doktori po ruan me fanatizëm me emrin surprizë të kandidatit përballë Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës. Mësohet që Berisha të ketë deklaruar sot gjithashtu se fitorja e PD-së duhet të jetë e padiskutueshme dhe në këtë kontekst çdo strukturë duhet të punojë shtëpi më shtëpi për t'iu rikthyer njerëzve besimin.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-08-03

Duration: 01:11

Your Page Title