Birra Tirana nuk arrin te privatizohet (15 Gusht 2000)

Birra Tirana nuk arrin te privatizohet (15 Gusht 2000)

Lajme Arkiva 2000br Deklarohet i pavlefshëm tenderi i privatizimit të Birrës Tirana. Sot, e vetmja fabrikë birre në Shqipëri, nuk arriti të privatizohet. Në procesin e tenderit u paraqit vetëm një firmë. Përfaqësuesi i kompanisë greke me përfaqësues Dimitrios Populos. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave filloi procedurën e tenderit në orën 10:00 të paradites dhe në momentin e marrjes në dorëzim të ofertës në 5 zarfe, konstatoi se zarfet ishin pa vulë, fakt ky që bie në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe ftesën për tender nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit. br Më 30 minuta vonesë është paraqitur dhe firma italiane Peroni e cila nuk është pranuar pasi procedura e tenderit kishte nisur. Kozeta Fino, drejtore e Agjensisë Kombëtare të Privatizimit, shpjegon:br Vetëm arriti të merrej në dorëzim, por procedurat nuk filluan fare pasi oferta u deklarua që në fillim e pavlefshme. Pritet një iniciativë e re e qeverisë për të parashikuar procedurat e mëtejshme."br Agjencia Kombëtare e Privatizimit, përgatit relacionin për tenderin dhe informon për procedurat. Vlera e paketës për shitje të Birra Tirana e caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit është 1 miliard e 44 milion. Publikimi i dytë i tenderit do të vazhdojë me iniciativën e qeverisë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 01:35

Your Page Title