Tavë me mish qingji, oriz dhe qumësht nga zonja Vjollca

Tavë me mish qingji, oriz dhe qumësht nga zonja Vjollca

Tavë me mish qingji, oriz dhe qumësht br Përbërësit:br 1 kg mish qingji br 2 gota orizbr 2 gota lëng mishi br 3 gota qumështbr 40 gr gjalpbr kripë dhe piper br Përgatitja: br Shpëlajmë mishin dhe e vendosim në një tenxhere me ujë të valuar. E lëmë të marrë valë, shtojmë pak kripë dhe e lëmë të ziejë deri sa të ngulet piruni. Pastrojmë orizin e shpëlajmë e kullojmë mirë dhe e shpërndajmë në një tepsi të lyer mirë me gjalp. br Largojmë tenxheren nga zjarri dhe transferojmë racionet e mishit nga tenxherja në tavën ku kemi shtuar orizin. Fillimisht hedhim mbi mish dhe oriz qumësht e valuar me pak kripë. Më pas shtojmë lëngun e mishit të valuar. Vendosim mbi copat e mishit nga një majë luge kafe me gjalp dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 190-200 gradë Celsius për 25-30 minuta deri sa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrë të artë.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 29

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 12:16

Your Page Title