Protestojnë punonjësit e Albpetrol/ Kërkojnë të marrin rrogën e plotë - News, Lajme - Vizion Plus

Protestojnë punonjësit e Albpetrol/ Kërkojnë të marrin rrogën e plotë - News, Lajme - Vizion Plus

Rreth 150 punonjës të kompanisë së Albpetrol në Fier dolën në protestë këtë të martë.Ata kërkuan anulimin e vendimit të kompanisë, të marrë gjatë kohës së pandemisë, pasi prej disa muajsh po vijojnë marrin vetëm 40 të pagës. Punonjësit thanë se në lidhje me këtë problematikë kanë vendosur në dijeni dhe autoritetet shtetërore ndërsa paralajmëruan se krahas protestave do i drejtohen gjykatës.Vendimi për reduktimin e pagave nga Albpetrol u mor me qëllim përballimin e situatës së vështirë të krijuar gjatë kohës së pandemisë. Por ndonëse prej dy muajsh situata është normalizuar, kompania ende nuk i ka kaluar një pjesë të punonjësve me pagë të plotë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 01:20

Your Page Title