Klan High Definition tani edhe ne rrethin e Peqinit

Klan High Definition tani edhe ne rrethin e Peqinit

Platforma digjitale tokësore e TV KLAN ka nisur transmetimin edhe në zonën e Peqinit, Rrogozhinës dhe disa fshatra të Lushnjes.br br Ky stacion i ri, i cili ndodhet mbi kodrën në Gjuzaj, përballë qytetit të Peqinit, tek blloku i antenave celulare, bën të mundur mbulimin me sinjal digjital të banorëve të gjithë kësaj zone.br br Kjo platformë, mbulon me sinjal HD qytetet Peqin, Rrogozhinë si dhe fshatrat: Galush, Paulesh, Bishqem, Çengelas, Pajovë, Lolaj, Shezë, Rrasë, Hysgjokaj, Selimaj, Çelhakaj, Gjocaj, Karinë, Thanasaj.br br Për të marrë sinjalin digjital të platformës së TV KLAN, mjafton të keni një televizor të viteve të fundit ose një dekoder të thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim.br br Mjafton një antenë e thjeshtë e drejtuar nga maja e kodrës në Gjuzaj, të bëni kërkim automatik në televizorin apo dekoderin tuaj dhe do t?ju renditen kanalet e platformës sonë: TV KLAN, KLAN PLUS, ABC NEWS, TV SCAN, SYRI HD, KLAN MACEDONIA dhe KLAN MUSIC.br br Platforma High Definition e TV KLAN, platforma e parë dhe e vetme private që nisi transmetimet digjitale në rrethin e Peqinit dhe si gjithmonë e vetmja platformë që mund të shihet pa dekoder dhe pa asnjë pagesë.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 01:40