Aktivisti per komunizmin: Komplekset e trasheguara nga ajo semundje mendore, brezi im i vuan ende

Aktivisti per komunizmin: Komplekset e trasheguara nga ajo semundje mendore, brezi im i vuan ende

#KombinatShow, një emision për shqiptarët nga #EnkelDemi (09 Janar 2004)br br I ftuar në ?Kombinat Show?, aktivisti i lëvizjes ?Mjaft? dhe artisti Rubin Beqo e konsideroi komunizmin një sëmundje mendore, pasojat e të cilit po i ndjen dhe brezi i ri. br br ?Unë mund të mos di ditëlindjen e të pavdekshmit (Enver Hoxha) dhe formimin e partisë së çelikut, por di të flas mbi pasojat që ka lënë te brezi im i gjithë ky manjakllëk, e gjithë kjo sëmundje mendore. Sado që ne mund të qeshim me disa batuta dhe duartrokasim këtu, për mua është e patolerueshme. Pasojat e një edukimi të atij trekëndëshi revolucionar ka ngelur mbi mua dhe brezin tim. Janë transmetuar në fenomene të komplekseve e të ngurtësisë. Tek e fundit nuk është e rëndësishme ta pëlqesh ose jo kornizën e tjetrit, por e rëndësishme është ta pranosh, ashtu sikurse personi vetë pranon ose mendon që do të krijojë kornizën e vetë. Pëlqimi është tërësisht individual dhe komplekse të trashëguara nga ajo sëmundje mendore, brezi im i vuan sot e kësaj dite. Është një udhëkryq dhe një çorientim total sepse nuk ka disa vlera që të trashegohen ose të jenë si pika referimi edhe sot?.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 01:41

Your Page Title