Top News - Udhëtimet e evropianëve/ Sondazhi: Këtë verë hezitojnë

Top News - Udhëtimet e evropianëve/ Sondazhi: Këtë verë hezitojnë

Evropianët hezitojnë të udhëtojnë këtë verë për pushime, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sipas një sondazhi të fundit, shumica e gjermanëve, francezëve, spanjollëve dhe italianëve thonë se nuk kanë ndër mend të shkojnë askund për pushime këtë verë.br br br Gjermania, ka numrin më të madh të njerëzve që duan të shkojnë jashtë për pushime ndërsa një përqindje e madhe e italianëve, preferojnë qëndrimin në shtëpi. Sondazhi më i fundit ka mbledhur këndvështrimet e 6 mijë personave në total, 1500 në secilin prej vendeve pjesëmarrëse, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë, nga 17-18 korriku, për të krijuar një ide se si covid 19 po prek jetën në evropë.br br Të dhënat e sondazhit të kryer nga Redfield dhe Wilton Strategies, kanë treguar se si pandemia ka prekur planet për pushime. Para shpërthimit, 32 për qind e njerëzve në të katër vendet thonin se nuk kishin në plan të udhëtonin për pushime. Tani, kjo shifër ka shkuar në 65 për qind.br br Por pandemia nuk do ti ndalojë njerëzit të udhëtojnë brenda vendeve të tyre me rreth një në tre persona të anketuar që planifikojnë ta bëjnë këtë. Pjesa më e madhe e të anketuarve që planifikojnë sërish të udhëtojnë për pushime, kishin si destinacione vende evropiane ndërsa vetëm një në 10 persona të anketuar planifikonte të shkonte në vende jo evropiane.br br Ndërsa 53 për qind e të anketuarve thonin se e konsideronin udhëtimin në evropën jugore të pasigurt, pavarësisht masave, Italia dhe Spanja mbeteshin destionacionet më tërheqëse për pushimet verore.br br Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 01:28