Ora News - Akuzohet se hodhi gruan nga ballkoni, 47-vjeçari e mohon: U hodh vetë

Ora News - Akuzohet se hodhi gruan nga ballkoni, 47-vjeçari e mohon: U hodh vetë

#tvora #rtvoranewsbr br Gjykata e Fierit la në burg 47-vjeçarin nga Patosi që akuzohet se dhunoi e hodhi nga ballkoni ish-bashkëshorten, ngjarje e shënuar në fundjavë në qytetin e Patosit. Por burri në gjykatë, pretendoi se ish-bashkëshortja mashtron, duke deklaruar se ajo u hodh vetë nga ballkoni.br br Ky është Saimir Rrapallari, 47-vjeçari që akuzohet se dhunoi dhe më pas hodhi nga ballkoni ish-bashkëshorten 38-vjeçare, ngjarje e shënuar të shtunën në qytetin e Patosit.br br Sipas Policisë ai ka hyrë në banesën ku ish-bashkëshortja jetonte me qira pa pëlqimin e saj dhe pasi e ka dhunuar e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.br br Për këtë akt gjykata e Fierit vendosi ta mbyllë në qeli, me masë sigurie ?arrest me burg?.br br Por para gjykatës, 47-vjeçari kishte një tjetër variant të rrjedhës së ngjarjeve.br br Saimir Rrapallari pretendon se ai kishte shkuar për të marrë vajzën, pasi kishte nënën e sëmurë, por ish-bashkëshortja ka sajuar dhunën.br br Ai thotë se gruaja është hedhur vetë nga ballkoni.br br Por version i burrit nuk e ka bindur gjyqtarin, Piro Sota, i cili pranoi kërkesën e prokurorit Dorjan Tafili dhe vendosi ta mbajë në burg.br br 38-vjeçarja ndërkohë mbetet në spitalin e Fierit, pasi ka marrë fraktura dhe politrauma.br br Çifti ishte ndarë disa kohë më parë, ndërsa gruaja kishte urdhër mbrojtje nga gjykata ndaj ish-burrit.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 00:55

Your Page Title