Kosova nuk mbyll kufijte per Shqiperine |Lajme-News

Kosova nuk mbyll kufijte per Shqiperine |Lajme-News

Qytetarëve të Shqipërisë nuk do t?iu kërkohet testi negativ i Covid-19 për të hyrë në Kosovë. Gjithashtu edhe qytetarët e Kosovës, të cilët pushojnë në Shqipëri, nuk do të kenë nevojë për vetëizolim për një javë.br Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme ka vendosur që t?u kërkohet testi të gjithë qytetarëve të vendeve të rajonit si masë reciprociteti. Derisa Shqipëria nuk u kërkon teste negative qytetarëve të Kosovës, kjo nënkupton që as Kosova nuk do t?u kërkojë asnjë dëshmi qytetarëve të Shqipërisë. br Për t?u sqaruar për këtë çështje ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.br ?Nuk ka më teste për qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë dhe nuk ka izolim për qytetarët e Kosovës kur të kthehen në shtëpitë e tyre nga pushimet në Shqipëri?.br Ambasadori Minxhozi është i kënaqur me këtë vendim të qeverisë.br ?Ky është një vendim shumë i mirë, shumë pozitiv. Kjo nxit bashkëpunimin tonë të ndërsjelltë?.br Në 24 orët e fundit numri i të vdekurve nga Covid-19 është 4, ndërsa 194 persona kanë rezultuar pozitiv.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 01:24

Your Page Title