Vritet nga policia i shumekerkuari i Hasit (20 Gusht 2000)

Vritet nga policia i shumekerkuari i Hasit (20 Gusht 2000)

Lajme Arkiva 2000br Vritet nga policia një person i shumë kërkuar. Ramiz Dauti është vrarë sot në Golaj të Hasit pasi ka qëlluar mbi policinë e cila e kishte rrethuar. I shumëkërkuari nga policia kuksiane, i riu nga Hasi në vitin 1997 kishte vrarë dy bashkëfshatar të tij dhe që atëherë i fshihej drejtësisë.br Me një sinjalizim nga agjentët për vendndodhjen e tij, forcat speciale të ndodhura në Kukës prej ditësh dhe ato të policisë së rrethit, rrethuan sot rreth orës 05:00 të mëngjesit shtëpinë e Dautit në Golaj. Thirrjes së policisë për t'u dorëzuar ai i është përgjigjur me një breshëri automatike. Në këto kushte forcat e policisë janë detyruar t'i kundërpërgjigjen me zjarr dhe si pasojë vritet vetë i shumëkërkuari i policisë.br Pas asgjesimit të tij, policia prangosi të vëllanë e viktimës me akuzën kundërshtim të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Drejtori i policisë së Kukësit pas këtij aksioni tha se nuk do të tolerojë asnjë që shkel mbi ligjin.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 7

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 01:14

Your Page Title