4 viktima te tjera nga Covid-19 |Lajme-News

4 viktima te tjera nga Covid-19 |Lajme-News

Katër persona të tjerë nuk kanë arritur ta fitojnë dot betejën me koronavirusin duke e çuar në 154 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë.br Ministria e Shëndetësisë në raportimin e saj për 24 orët e fundit bëri të ditur se mes viktimave është edhe 31-vjeçar nga Tirana, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.br ?Fatkeqësisht, virusei i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31-vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin ?Shefqet Ndroqi?. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69-vjeçar nga Shkodra, një 76-vjeçare nga Fieri dhe një 85-vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID?.br Listës së të infektuarve i janë shtuar edhe 92 persona pozitive, duke e çuar numrin total të personave aktivë në 2160.br Sinkron 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.br Shtrimet në spital vijojnë të mbeten të larta.br ?Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.br Ndërkohë Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 53 qytetarë. Që prej fillimit të epidemisë 2883persona rezultojnë negativ dhe të shëruar nga virusi.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 01:48

Your Page Title