Ora News - Rindizet konflikti, Meta: Kushtetuta u ndryshua dhunshëm, Rama: S’e ndalon dot

Ora News - Rindizet konflikti, Meta: Kushtetuta u ndryshua dhunshëm, Rama: S’e ndalon dot

#tvora #rtvoranewsbr br Ndryshimet Kushtetuese kanë rindezur sërish konfliktin mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.br br Miratimin në Parlament për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kreu i shtetit e quan një veprim antikushtetues nga një Kuvend i cunguar. Ndërsa paraljamëron kreun e mazhorancës për përballjen me popullin.br br Meta: Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjesoi marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës. Retorikat oportuniste dhe hipokrite të disa ndërkombëtarëve shkojnë kundër aspiratës dhe projektit strategjik të shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme europiane. Asnjë bandë pengmarrëse s?do të mund t?i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti.br br Në kundërpërgjigje Edi Rama i ka kujtuar luftën e bërë nga Ilir Meta për të penguar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.br br Rama: Siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s?ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin! Boll se s?të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 02:08