Shtyhet seanca gjyqesore ndaj Nehat Kulles (21 Gusht 2000)

Shtyhet seanca gjyqesore ndaj Nehat Kulles (21 Gusht 2000)

Lajme Arkiva 2000br Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Nehat Kullës. I shoqëruar nga dhjetëra policë të Elbasanit dhe BRISK-ut, i njohuri Kulla është ulur sërish përballë gjyqtarëve të Tiranës. Tashmë i mbrojtur nga një avokat dhe pikërisht Dino Leli, Kullës iu lexuan sërish akuzat lëshuar nga prokurori Elbasanas Bujar Hoxha. br Vrasje me paramendim, vrasje me tentativë, armëmbajtje si dhe municion pa leje, pritë të bandave të armatosura dhe heqjes lirisë së tjetrit. Këtyre akuzave u duhet t'i përgjigjet Nehat Kulla si dhe shoku i tij Ismet Ramadani i shtruar në spitalin e burgut dhe i gjykuar në mungesë. Mirëpo pas kërkesave paraprake gjyqtarit Mustafai iu kërkua nga avokati i Kullës më shumë kohë për t'u njohur me dosjen pasi nuk kishte shumë kohë që kishte pranuar mbrojtjen e Nehatit.br Pas pranimit të kërkesës dhe nga prokurori Hoxha, gjyqtari i çeshtjes civile Mustafai, vendosi shtyrjen e seancës dhe caktimin e datës 7 shtator për rinisjen e saj.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 01:02

Your Page Title