Top News - Manastirliu me mjekët/ Shtohen 300 punonjës në shëndetësi

Top News - Manastirliu me mjekët/ Shtohen 300 punonjës në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, që është një prej vatrave kryesore në vendin tonë me Covid 19, ka deklaruar se sistemit shëndetësor do t'i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga pandemia.br "Vendimi i qeverisë ka alokuar 300 punonjës të dedikuar për spitalet që priten të hapen, por edhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga COVID19. 300 punonjës do të jenë mjekë, teknikë apo infermierë, që do t'i përgjigjen nevojave të spitaleve COVID apo nevojave të tjera që ka sistemi shëndetësor", tha Manastirliu.br Gjatë takimit me epidemiologët, Ministrja Manastirliu theksoi se po vijon puna me forcimin e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore për përgatitjen e periudhës vjeshtë dimër. Epidemiologët e terrenit kanë bërë të ditur se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje.br Në fund të takimit ministrja Manastirliu ju ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve të tregohen të përgjegjshëm, pasi sjellja individuale në këtë betejë është vendimtare.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-08-04

Duration: 01:18

Your Page Title