Vritet me arme zjarri 71-vjecari ne Fushe-Preze | Lajme-News

Vritet me arme zjarri 71-vjecari ne Fushe-Preze | Lajme-News

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit. Abdulla Budlla, i moshës 71-vjeçare, banues në fshatin Ahmetaq, Njësia administrative Prezë, është gjetur i vrarë në anë të rrugës jashtë makinës së tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 dhe 71-vjeçari është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.br br Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas-Fushë-Krujë, Rinas-Vorë-Tiranë.br br Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 00:56

Your Page Title