Vaksina e gripit per te gjitha kategorite me risk | Lajme-News

Vaksina e gripit per te gjitha kategorite me risk | Lajme-News

Vaksinimi kundër gripit gjatë periudhës së vjeshtës do të jetë prioritare si një masë për të përballuar edhe situatën e shkaktuar nga Covid 19. Ministrja Ogerta Manastirliu nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se po merren të gjitha masat, veçanërisht për grupet e riskuara.br br ?Kemi bërë porosinë e serisë së parë të vaksinave dhe ndërkohë që vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina për sa i përket situatës që do të përballemi gjatë muajve tetor-dhjetor e në vijim. Ndërkohë që ne përgatitemi dhe vijojmë të fuqizojmë kapacitetet tona për sa i përket situatës së Covid19, vijojmë të rrisim edhe kapacitetet tona për sa i përket edhe programeve për vaksinimin e sigurt, siç është programi i vaksinimit ndaj gripit për grupet e riskuara dhe rritjen e mbulesës vaksinale?br br Po ashtu është bërë edhe vlerësimi i kategorive të riskut që duhet të vaksinohen ndaj gripit, pasi janë njëkohësisht më të prekshëm edhe nga Covid- 19. br br ?Personat me sëmundje kronike, natyrisht punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin?br br Pjesë e planit të veprimit është edhe shtimi i kapaciteteve të testimit, gjurmimit, hetimit epidemiologjik, dhe strukturave spitalore.


User: RTV KLAN

Views: 8

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:15

Your Page Title