Temperaturat e larta ne Shqiperi - (23 Gusht 2000)

Temperaturat e larta ne Shqiperi - (23 Gusht 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Diçka pritet të ndryshojë sot tek ne paralajmërojnë meteorologët, megjithëse vapa do të jetë përsëri në kulmin e saj. Një sistem frontal, që pritet të mbërrijë nga veriperëndimi, nuk do të ndikojë pothuajse fare mbi masën e nxehtë të ajrit. br br Presioni atmosferik me dobësim gradual, do të krijojë vranësira të lehta e mesatare vetëm pasdite. Për këtë arsye temperaturat më të larta në bregdet pritet të shkojnë 35 gradë, në vendet malore 37 gradë dhe në vendet e ulëta 39 gradë celsius. Ndërsa dje janë regjistruar këto temperatura më të larta. Shkodra 35 gradë, Lezha 36 gradë, Kukësi 38, Tirana 38, Durrësi 37 dhe Peshkopia 34 gradë celsius.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 6

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 00:59