Top News - Kanada, udhëzim i ri/ Obeziteti nuk përcaktohet nga pesha

Top News - Kanada, udhëzim i ri/ Obeziteti nuk përcaktohet nga pesha

Obeziteti duhet të përcaktohet nga shëndeti i një personi, jo vetëm nga pesha e tyre ? thotë një udhëzim i ri klinik në Kanada.br br Ai po ashtu i këshillon mjekëve të shkojnë përtej thjeshtë rekomandimit të një diete dhe ushtrimeve.br br Në fakt, ata duhet të fokusohen tek rrënjët që shkaktojnë fitimin e peshës dhe një analizë të plotë të shëndetit.br br Udhëzimi që është botuar në revistën e shoqatës mjekësore të Kanadasë, specifikisht kritikon stigmën ndaj pacientëve të lidhur me peshën në sistemin shëndetësor.br br ?Kultura dominuese në lidhje me obezitetin ushqen supozime për papërgjegjshmëri personale dhe mungesë vullneti dhe e hedh fajin dhe turpin tek njerëzit që jetojnë me obezitetin?, thotë udhëzimi që duhet të përdoret nga mjekët e kujdesit parësor në diagnostikimin dhe trajtimin e obezitetit në praktikat e tyre të përditshme.br br Ekspertët thonë se kërkimet tregojnë se shumë doktorë diskriminojnë pacientët obezë dhe kjo mund të çojë në rezultate më të këqija në peshën e tyre. Shkalla e obezitetit është trefishuar gjatë tre dekadave të fundit në Kanada dhe tani një në çdo katër kanadezë është obez.br br Pamje: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:05